Grabitja me pasojë vdekjen e të moshuarit në Mallakastër, policia ndryshon akuzën për të dyshuarit

Grabitja me pasojë vdekjen e të moshuarit në Mallakastër, policia ndryshon akuzën për të dyshuarit

Policia e Fierit del me deklaratë të dytë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Klos të Mallakastrës, ku një i moshuar humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga dy të rinj që kishin shkuar të grabisin banesën e tij.

Në vijim të informacionit për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e datës 19.11.2022, në fshatin Klos, Mallakastër, ku shtetasit Ervis Halimi dhe Musa Gudo, të arrestuar nga policia, disa orë pas ngjarjes, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, i morën një shumë parash shtetasit Çaush Shehaj, 89 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë paraditen e  sotme, sqarohet se:

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vepra penale është riklasifikuar “Vjedhja me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Në njoftimin e parë  policia kishte ngritur akuzë për dy të ndaluarit për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu, sqarohet se edhe për vjedhjen e ndodhur më datë 18 mars 2021, në banesën e shtetasit Çaush Shehaj, Policia e Mallakastrës, pas denoncimit të bërë prej tij, ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 20 mars 2021, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy