Gazeta e parë opozitare, Xhaferri: Ishte vrarë frika. Shkrimi i Edi Ramës çoi në rrëzimin e bustit të Enverit

Gazeta e parë opozitare, Xhaferri: Ishte vrarë frika. Shkrimi i Edi Ramës çoi në rrëzimin e bustit të Enverit

Poeti Bujar Xhaferri dhe një nga gazetarët e parë të gazetës “Rilindja Demokratike” ndërsa kanë kaluar 33 vite nga themelimi i saj, thotë se i njohu pothuajse të gjithë njerëzit e parë që u aktivizuan për një gazetë opozitare dhe rrymë mendimi një realitet të ri.

Në emisionin “Bilardo në MCN TV, ai deklaroi se ishte çdo gjë e natyrshme dhe askush nuk kishte frikë nga pushteti.

Ishte vrarë frika. Shkruaja nëpër rrethe të ndryshme. Kam shkruar në Vlorë, ishte koha kur njerëzit po lëviznin në mënyrë të vrullshme po arratiseshin, kishte një eksod të madh.

Që në ‘90-ën që pa u hapur fare. Kam shkuar në Vlorë dhe kam bërë shkrimin “Refugjatë me leje shtetërore”, ishte Partia e Punës në pushtet, thoja me leje shtetërore për arsye se ata i lejonin vetë.

Me qindra njerëz flinin në breg të detit, në pritje të ndonjë anije. Por pushteti i Partisë së Punës ishte ai.

Për RD bëhej nami për ta blerë, krijoheshin radhë të mëdha. Frrok Çupi ishte kryeredaktor i gazetës, organizoi një gazetë të jashtëzakonshme.

Gazeta kishte shumë adhurues që në numrat e parë. Sigurisht që Berisha përpiqej ta kontrollonte dhe kjo kontradiktë me personalitetet e partisë.

Gazeta kishte kontradiktë se donte të ishte e lirë. Ne nuk e konsideronim fare gazetën organ partie.

Gazetarët që e krijuan ishin të parët që ikën, pas disa muajsh. Disa nga emrat ishin Visar Zhiti, Frrok Çupi u largua i pari nga partia. Ka qenë befasia më e madhe.

Rudolf Marku ishte një ndër autorët e mëdhenj. Ben Blushi dhe Armand Shkullaku, ishin pjesë, por ishin shumë të rinj, edhe pse aktivizoheshin.

Gazeta kishte shkrimet e Ismail Kadaresë, të Dritëro Agollit. Dritëroi botohej disa herë. Edhe Edi Rama që ishte anti-sistem ishte që në numrat e para të gazetës.

Ai ishte shumë aktiv në gazetë, shumë herë më aktiv se ata që janë krerë të partisë së djathtë.

Një nga shkrimet e tij në 20 shkurt çoi në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në mes të Tiranës, sapo bëri shkrimin “Pse tremben, ku e kanë hallin”.

Shkrimin e ka bërë në 19 shkurt, në 20 turma të mëdha u mblodhën dhe rrëzuan shtatoren.

Partia kërkonte që çdo gjë të lëvizte me hapin e partisë, sipas interesave ndonjëherë dhe personale të krerëve.

Kërkonte të ishte gjithmonë konform me vijën që ndiqte linjën politike. Shndërrimi në një gazetë për interesa të politikanëve e vrau.

Frroku u shkarkua pikërisht me mënyrat që shkarkoheshin dikur titullarësh.

Erdhi dikush nga partia politike dhe tha je i shkarkuar dhe do vij ky kryeredaktor.

Ndërkohë Frroku kishte organizuar një gazetë të jashtëzakonshme deri në atë moment.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy