Situata me linjat e trafikut të hashashit mes Shqipërisë dhe Italisë tashmë është përshkallëzuar së tepërmi, pasi në lojë ka hyrë edhe ministri i brendshëm atje. Marco Minniti foli për krijimin e një skuadre prej 200 karabinierësh, që do të merren posaçërisht me këto grupe kriminale që blejnë hashash në Shqipëri, për ta dërguar në Itali.



