Rivaliteti mes Leonard Dukës dhe Martinajt/ Llabani: U paguan policë dhe u komprementua një agjenci turistike, ka një padi në gjykatë (VIDEO)

Rivaliteti mes Leonard Dukës dhe Martinajt/ Llabani: U paguan policë dhe u komprementua një agjenci turistike, ka një padi në gjykatë (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani foli në MCN Live mbi arrestimin e të shumëkërkuarit Leonard Duka, duke zbuluar se ky i fundit jo vetëm paguante policë për informacione, por kishte arritur të kompromentonte edhe një agjenci turistike.

Llabani thotë se ka një padi nga Ervis Martinajt në gjykatë kundrejt agjencisë që jepte informacione mbi lëvizjet e tij.

Duket sikur njeriu që pritej të hakmerrej ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, do të japë më shumë detaje për drejtësinë, nëse do ketë vullnet për t’u shkuar gjërave deri në fund, për të mësuar edhe enigmën se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, nëse Leonard Duka ka gisht në zhdukjen e Ervis Martinajt. Prej 3 vitesh ka të dhëna që me identitet të rremë jetonte në shtetin belg. Ka qenë një kombinim fotografik që ka shkuar nga Interpoli që ka bërë identifikimin. Është e çuditshme se si ky personazh kaq i implikuar, ortaku më i ngushte dhe kundërshtari më i plotë i Martiajnt, u shpëton akuzave të tjera dhe akuzohet vetëm për vrasje. Është shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm për vrasjen e Santiago Malkos. Këtu pjesëtarët më të mëdhenj të grupeve kriminale kanë mundur ta bëjnë shumë të pastër CV-në e tyre, për të qenë të lirë për të vepruar dhe lëvizur në shumë vende të BE, pa u diktuar. Mbetet për t’u parë nëse Leonard Duka shumë shpejt do vijë në Shqipëri. Nuk është çudi që në raste të tilla personazhet bëhen bashkëpunëtor të drejtësisë për të përfituar më pak vite dënimi.

Ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën. Janë procedura që kanë nisur. Interpol Tirana po bën të gjitha procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri. Është interesant fakti se si Martinaj, si Duka duke qenë ortakë në biznes, kanë pasur persona të veshur me uniformë që shërbenin për dhënie dhe marrje informacioni. Policia e shtetit konstatoi në telefonin  e tij një listë të punonjësve të policisë që merrnin paga nga Martinajn për informacione. E njëjta gjë ndodh edhe me Dukën. Nëse kemi dy personazhe të botës së krimit që janë ndarë dhe hakmerren me njëri tjetrin, kemi edhe punonjës policie që bëjnë të njëjtën punë, informojnë të dy personazhet për kundrejt pagesave. Këta njerëz përmes mbrojtjes së policisë kanë kryer ato gjëra që kanë kryer prej vitesh. Duka ka arritur të kompromentojë një agjenci private turistike. Madje ka një padi civile që Martinaj ka drejtuar në gjykatë kundrejt kësaj agjencie. Një nga ato agjencitë që gjendet te Rruga e Kavajës, pranë Komisariatit nr.3. Kanë dhënë informacione edhe për Policinë e Shtetit. Padia është në gjykatë, por për sa kohë mungon paditësi procesi ka mbetur aty dhe s’mund të zhvillohet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy