Një kopsht zoologjik i Koresë së Jugut njoftoi të martën se kishte mirëpritur binjakët e parë panda gjigante të lindur në vend. Binjakët, të dyja femra, kanë lindur në parkun tematik Everland pranë kryeqytetit Seul të premten, njoftoi kopshti zoologjik në një video në kanalin e tij në YouTube. “Kjo shihet si një mundësi e shkëlqyer për të bërë thirrje për mbrojtje dhe ruajtje më të mirë të pandave, të cilat janë bërë simbol për speciet e rrezikuara”, tha Donghee Chung, kreu i kopshtit zoologjik.



