Mashtrim kompjuterik me Call Centera, policia deklaratë për dy të arrestuarit në vilën në Drimadhë

Mashtrim kompjuterik me Call Centera, policia deklaratë për dy të arrestuarit në vilën në Drimadhë

Dy persona të shumëkërkuar janë kapur në Drimadhë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të Call Center-ave.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjetet”, mesditën e sotme, në zonën e Drimadhës, u kapën shtetasit Granit Pepniika, 29 vjeç, dhe Xhoni Hitaj, 31 vjeç, të shpallur në kërkim.

 

Shtetasi Granit Pepnika, 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30 prill, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

 

Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Center-ave, pasi dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me dëmin financiar 50 milionë euro.  

 

Xhoni Hitaj, 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13 prill, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

 

Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Redjon Rexhmati, 28 vjeç, banues në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy