Mbyllet një nga dy reaktorët në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, për shkak të granatimeve ruse.
Sipas operatorit shtetëror të energjisë bërthamore të Ukrainës, Energoatom, më 1 shtator, mbrojtja emergjente është aktivizuar dhe njësia e pestë operative e energjisë është mbyllur.
Energoatom konstaton se njësia e gjashtë e energjisë është ende funksionale dhe e lidhur me sistemin energjetik të Ukrainës.
Energoatom shtoi se njësia e energjisë nr. 6 vazhdon të punojë në sistemin energjetik të Ukrainës dhe po furnizon me energji elektrike vetëm për nevojat e termocentralit.



