
Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka, foli për mediat në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur sot te Shallvaret, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi urban me disa automjete, mbetën të plagosur 6 persona.
Gjoka bën me dije se sipas të dhënave paraprake asnjëri prej të plagosurve s’ka rrezik për jetën.
Gjoka tha se dëmet e konsiderueshme lënë vend për dyshim për shpejtësi të lartë, por është ende herët për të dalë në përfundime.
Aktualisht në spitalin e Traumës janë 6 persona të dëmtuar që po marrin ndihmën mjekësore. Nga të dhënat paraprake asnjë s’ka rrezik për jetën. Dy prej të dëmtuarve janë drejtues mjetesh dhe drejtuesi i autobusit. Në lidhje me shkaqet e aksidentit është shpejt për të dalë me një përfundim përpara jush. S’do ishte etike të paragjykojmë grupin hetimor në vendngjarje. Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po testohen për nivelin e alkoolit. Dëmet janë të konsiderueshme dhe ka vend për të dyshuar për një shpejtësi, por akoma jemi në momentet e para të hetimit të ngjarjes. Nuk besoj se ka të bëjë me shkakun që është aksidenti i dytë që përfshihet i njëjti autobus. Nuk mund të jap një koment nëse lidhet me një defekt teknik”.



