Begaj pret ambasadorin Eric Wendt: SHBA, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Begaj pret ambasadorin Eric Wendt: SHBA, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në një ceremoni zyrtare ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale .

 Ky moment shënon nisjen zyrtare të misionit diplomatik të ambasadorit Wendt në vendin tonë.

 

 

Presidenti i Republikës i pranoi Letrat Kredenciale Ambasadorit amerikan dhe i uroi suksese në këtë mandat.

 

Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.

 

"Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare", - theksoi Presidenti Begaj.

 

Pas ceremonisë zyrtare të Letrave Kredenciale, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me Ambasadorin Wendt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy