
Një persona i cili po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 17.00 në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.
Deputeti i PS-së në qarkun e Beratit udhëtonte me makinën tip "Benz", kur ka përplasur biçikletën që drejtohej nga një 51-vjeçar, të cilit policia i jep vetëm inicialet B.M, banues në Berat,
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës.
Policia thotë se “nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve”, përfundon policia njoftimin zyrtar.



