
Që të mbahet një samit mes Rusisë dhe Ukrainës, mjafton që të pranohet presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin përballë gazetarëve në Samarkand.
Kushti i parë është që Kievi të bjerë dakord. Por ata refuzojnë. Zelensky ka thënë publikisht se ai nuk ishte gati të fliste dhe nuk donte të fliste me Rusinë.
Një intervistë me CNN të dielën e kaluar, Zelensky tha se ai nuk ishte ende gati për të negociuar me Rusinë për sa kohë që kishte "ultimatume" ndaj Ukrainës.



