Pas disa orësh heshtje, Donald Trump ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në procesin e numërimit të votave.
Presidenti Trump ka reaguar nëpërmjet postimit në Twitter duke kërkuar të ndalohet numërimi i votave.
“Stop count” shkruan Trump.
Kujtojmë që ekipi elektoral i Presidentit ka ngritur padi ndaj për procesin zgjedhor të mbajtur në Nevada, Michigan dhe Giorgia.
Në Uiskonsin ekipi i Trump ka kërkuar rinumërim të votave duke kontestuar kështu rezultatet.
Nevada, Michigan, Giorgia dhe Uiskonsin janë shtetet kyçe të cilat do të vendosin përfundimisht se kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë.



