Gjykata e Durrësit lë në burg nëntë të arrestuarit për tërmetin

Gjykata e Durrësit lë në burg nëntë të arrestuarit për tërmetin

Gjykata e Durrësit ka marrë sot vendimin për të lënë në burg 9 të arrestuarit për tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit. Pas shumë orësh diskutime gjyqtari ka marrë vendimin për të vlerësuar të ligjshëm arrestimin e të gjithë personave dhe duke i lënë në burg  ata.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Gjyqtari Paulin Cera ka lexuar vendimin duke thënë se dhe për ata që janë në kërkim është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit  dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale  për shtetasin:

Arben Isaku, i biri i Bashkim dhe i Fatime, i datëlindjes 14.12.1977, lindur dhe banues Lagjen nr.6, Rruga ‘Bashkimi’ Durrës me detyrë Zv. Drejtor i ASHK  Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor  veprës penale të ‘Shpërdormi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit  dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale  për shtetasin.

Rruzhdi Xheka, i biri i Ismail dhe i Shkurte, i datëlindjes 29.05.1940, lindur në Dibër dhe banues Lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i  veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni  79 germa ‘dh’ të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale  për shtetasin

Klajdi Lame, i biri i Sabriu dhe i Makbule, i datëlindjes 01.04.1987, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni  248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale  për shtetasin.

Albrend Qetka, i biri i  Isuf dhe i Selbë, i datëlindjes 07.07.1984, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it,  Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni  248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale  për shtetasin:

Defrim Celami, i biri i Kadri dhe i Aishe, i datëlindjes 29.06.19810.02.19675, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik, i dyshuar si autor i veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni  248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale per shtetasen:

 Nevjana Isufi, e bja e Hysenit dhe e Fatime, e datëlindjes 27.08.1974, lindur dhe banuese në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e  veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni  186/3 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale  për shtetasin:

Kujtim Hasa, i biri i Asllan dhe i Feride, i datëlindjes 06.02.1966, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e veprës penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni  76 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Ahmet Doda, i biri i Hazis dhe i Emine, i datëlindjes 14.03.1967, lindur në Librazhd dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i  veprës penale ‘Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni  248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit  dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale  për shtetasin:

Avdulla Osmani, i biri i Rustem dhe i Ilma, i datëlindjes 28.11.1958, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i  veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni  79 germa ‘dh’ të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy