Komnino: Gjuha ka pësuar evolucion, duhet pasqyruar! Përtej Kosovës, flitet më afër standardit

Komnino: Gjuha ka pësuar evolucion, duhet pasqyruar! Përtej Kosovës, flitet më afër standardit

Përkthejnë keq dhe nuk dinë mirë gjuhën nga po përkthejnë, ka terma teknik të kompjuterëve. Ka disa tendenca sprova janë ato, përderisa ai term nuk ka lindur në gjuhën shqipe. Tentova në një lajm ta vija në linjë, jo online. Ti e vë ‘në linjë’, por ty nuk të kupton njeri në publik. Marrëdhënia me gjuhën nuk është kaq e thjeshtë. Fjalori nuk është tregues i gjuhës, por i shkencës mbi gjuhën.

Kështu thotë gazetarja Entela Komnino, duke diskutuar për gjuhën shqipe, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos.

E doktoruar për Letërsi, ajo shprehet se fëmijët nuk e mësojnë gjuhën me fjalor, por nga nëna dhe konteksti dhe nëse një gjuhë flitet atje ku flitet, ajo zonë e quan pasuri, ndërsa zona tjetër nuk e njeh fare.

Gjuha ka pësuar evolucion dhe duhen pasqyruar. Gjuhëtarët nuk e ndryshojnë gjuhën, as e vendosin, e pasqyrojnë. Nuk bëhet pa e filluar reformën, do ndryshojmë gjuhën, është një term për mua i tmerrshëm. Gjuha është aq e pavarur nga të gjithë ne, sa nuk bën vaki sa problematik rezulton termin do ndryshojmë gjuhën. Tingujt kanë një shtrirje fonetike të caktuar, por jo çdo tingull e fusim në gjuhë. Përtej Kosovës, në Preshevë, flitet më afër standardit. Fëmijëve që flasin gjuhën standarde, iu vihet me fjalor. Kur flasim për standardin flasim me standardin që është sot, nuk është çështje gjeografie kjo. Unë shoh si objekt diskutimi, emrat në gjuhë të huaj si shkruhen. Kur ka një tufë me variante, nuk mund të përdoret varianti i dikurshëm, do shkruar në kllapa. Kujto gjuhën e shkresave zyrtare në kohën e Zogut, është një gjuhë e papërdorshme, nuk funksionon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy