Konsumi i ushqimeve gjatë verës/ Sinani: Duhet kujdes i shtuar për turistët. Pikë e dobët e AKU, kontrolli i ndërrimit të etiketave

Konsumi i ushqimeve gjatë verës/ Sinani: Duhet kujdes i shtuar për turistët. Pikë e dobët e AKU, kontrolli i ndërrimit të etiketave

Teknologu Abdyl Sinani foli në “Mcn Economy” mbi rrezikun e ushqimeve të prishura, ndërkohë që po afrohet sezoni i verës. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit duhet të marrë detyra më të forta, theksoi ai, ndërsa dha disa këshilla edhe për qytetarët. Sinani theksoi se mishi nuk mund të mbahet për më shumë se 3 ditë në temperatura 2-3 gradë, gjithashtu ai vuri në dukje se gjethët duhet të kenë një certifikatë sigurie para therjes. Ndër të tjera ai kërkoi kujdes më të madh për turistët, pasi organizimi i tyre është mësuar me të tjera kushte. Sfidë sipas tij për AKU-në është edhe kontrolli i ndryshimit të etiketave të skadencës.

Lidhur me kushtet se si duhet të mbahet mishi, Sinani u shpreh:

"Nëse theret mishi dhe është për konsum të shpejtë, mishi duhet të rrijë maksimumi për 2-3 ditë në temperaturë 2-3 gradë. Në këtë temperaturë përmirëson cilësinë dhe rregullon shijen. Nëse do të vazhdojmë ditë të tjera, fillon dhe prishet. Nëse duam ta ruajmë për një kohë të gjatë, mishi detyrimisht duhet të futet në dhomat e ngrirjes me rryma ajri të forta, me -27 gradë.  Kur arrin -7 gradë në kockë, teknologu e merr dhe e fut në Dhomat e Ruajtjes, që janë -18 gradë, por rregulli është jo më shumë se 6 muaj. Por a zbatohet ky proces nga AKU? Kemi gjithë ata njerëz, por a janë specialistë për të bërë këtë punë?! Nëse mishin e lëmë të zbërthehet, janë kanceroze të gjitha. Pra -18 gradë, jo më shumë se 6 muaj. Sepse pastaj zbërthehen proteinat, yndyrat, dhe janë shumë të dëmshme për organizmin, madje janë kanceroze”.

Ai shtoi se:  "Duhet një certifikatë për të ditur nëse një lope, dele është në rregull. Nëse i ke bërë antibiotikun dhe lopa është në rregull atëherë duhet të theret. Në çdo vend ku do venë turistët duhet një kontroll i ushqimeve në frigoriferë dhe atyre që do përgatiten. Sidomos te turistët në zonat malore kërkohet një kujdes më i madh, sepse organizimi i tyre s’e përballon dot si ne. Ne jemi më të përgatitur. AKU e ka më të lehtën për të kontrolluar datat e skadencës, por a kontrollon ndryshimin e etiketave të skandencës. Kjo është pika më e dobët”.

I pyetur mbi hyrjen e vajit indian në vendin tonë, ai tha:

"Deri sa ka hyrë vaji Indian në vendin tonë, do të thotë që është kontrolluar, dhe nuk na dëmton organizimin. Këtu shikohet interesi i çmimit. Por këtu është rreziku tjetër që nëse janë vajra të ndenjur, që pataten s’do ta skuqim me të njëjtin vaj dy here, sepse krijon substanca kanceroze. Nuk është i rrezikshëm nëse ka dale brenda rregullave. Etiketa është miratuar nga AKU-ja dhe ka marrë viston, por këto duan etiketë, etiketë është vula”.

Ndërsa iu kërkuan tre këshilla për qytetarët gjatë sezonit të verës, Abdyli tha:

"Detyra e parë është të ketë higjienën. E dyta është që nëse do të marrim ushqimin me vetë, duhet të kemi termusët. Më shumë se një ditë s’mund të rrijë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy