Ambicia e Salvinit/ Nis fushata për bashkimin e partive nacionaliste të Europës

Ambicia e Salvinit/ Nis fushata për bashkimin e partive nacionaliste të Europës

Zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka lançuar fushatën e tij për të ndërtuar një bllok populist, ndërsa zgjedhjet për Parlamentin Europian afrohen. Iniciativa e tij startoi të hënën me një takim në Romë, ku priti krerë të partive evropiane, të cilat ndajnë qëndrime të njëjta me Legën e tij.

Disa ditë më parë, Salvini u takua me drejtuesen e Bashkimi Kombëtar në Francë, Marine Le Pen, e cila gjithashtu është pro unifikimit të partive më të mëdha antiemigracion dhe euroskeptike.

Lëvizja e re ka potencialin për të shqetësuar jo pak BE-në, e cila pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare në fund të majit.

Salvini thotë se dëshiron të sjellë në Europë një “ndryshim radikal”, që shkon përtej ndryshimit të lidershipit. “Ne mund të propozojmë një Europë të re, sepse ne vetë nuk kemi qeverisur asnjëherë në Bruksel”, tha ai.

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali është takuar edhe me përfaqësues të homologes Alternativa për Gjermaninë (AfD), të Partisë Popullore Daneze dhe të Partisë së Finlandezëve.

Joerg Meuthen i AfD u tha gazetarëve se aleanca e re do të quhet Aleanca Evropiane për Popullin dhe Kombet dhe fillimisht do të përfshijë të paktën 10 parti.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve serioze në të kaluarën, partitë e pranishme planifikojnë të bashkohen rreth një programi që ka në qendër të vizionit politik “punën, familjen dhe sigurinë”. Këto parti kanë gjithashtu të njëjtin qëndrim të fortë kundër politikave të emigracionit që ka ndjekur BE-ja dhe kërkojnë kontrolle më të ashpra në kufij.

Pavarësisht se në takim munguan aleatë të tjerë të rëndësishëm si Fidesz i Hungarisë (të cilët u pezulluan së fundi nga blloku i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin e BE) dhe partia polake Ligj dhe Drejtësi, të dyja kanë flirtuar me këto ide dhe kanë shprehur njëfarë solidariteti me planet e Salvinit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy