Itali, kapen me 520 kg marjuanë me vlerë 5 mln euro, në pranga 3 shqiptarë

Itali, kapen me 520 kg marjuanë me vlerë 5 mln euro, në pranga 3 shqiptarë

Policia italiane ka arritur të zbulojë dhe sekuestrojë, jo pak por plot 520 kg kanabis sativa, si dhe të vërë në pranga 3 trafikantë shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, në pranga kanë rënë shqiptarët L.A, 39 vjeç, P.A, 33 vjeç dhe M.F, 28 vjeç.

Droga mësohet se ishte fshehur në dy makina të vogla dhe një furgon të cilat drejtoheshin nga shqiptarët e arrestuar. Sipas mediave vendase, vlera e lëndës narkotike në tregun me pakicë arrin vlerën prej rreth 5 milion euro, ndërsa kishte si synim tregun e brendshëm.

Dy makinat e vogla ishin në fillim, ndërsa furgoni i shoqëronte. Policia ndërmori aksionin, pasi vuri re lëvizjet e dyshimta të shqiptarëve, ndërsa ka ndërhyrë kur shqiptaret parkuan dhe u futën në një ambient publik.

Pas kontrollit, Guardia Di Finanza gjeti të fshehur brenda në njërën prej makinave dhe në furgon 520 kilogram marijuanë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy