Transportonin mariuanë me kamion drejt BE-së, arrestohen 2 lushnjarët

Transportonin mariuanë me kamion drejt BE-së, arrestohen 2 lushnjarët

Policia e Shtetit ka  bërë të mundur arrestimin e dy personave në tentativë për të transportuar drejt vendeve të BE-së një sasi të konsiderueshme mariuane.

Janë arrestuar A. T., 36 vjeç dhe P. Sh., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare “Hani I Hotit” një  sasi të madhe mariuane me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Në bashkëpunim me policinë malazeze dhe pas hetimeve të kryera është bërë i mundur arrestimi i dy autorëve si dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.

Nga informacionet e grumbulluara mësohet  se kamioni me drejtues shtetasin E. C. ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të shtetasit P. Sh., i ndihmuar nga shtetasi  A. T. dhe nga një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  2.6 ton kanabis dheprova të shumta që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy