Hungari/ Gjendje alarmante në azilet e emigrantëve

Hungari/ Gjendje alarmante në azilet e emigrantëve

Një emigrante shtatzënë në Hungari u shoqërua nga 17 roje vetëm për një kontroll rutinë, thuhet nw një raport tw OKB-së që kritikon zonat tranzitore të emigrantëve në kufirin e vendit me Serbinë, duke i cilësuar si "burgje".

Emigrantët, që nga koha krizës së vitit 2015, mbahen në kampe të posaçme të quajtura zona tranzit, ndërsa kërkesat e tyre për azil janë në pritje.

Atë vit 175 000 njerëz kërkuan azil në Hungari, por vitin e kaluar kishte vetëm 635 aplikacione të reja.

Felipe Gonzalez Morales, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut të emigrantëve, që përpiloi një raport pas një vizite tetëditore në vend, tha: "Kufizimet e ashpra mbi lirinë e lëvizjes së azilkërkuesve dhe mjedisi burgosës në zonat e tranzitit mund të cilësohen si paraburgim në natyrë.

Morales tha se ka 280 persona në dy zona tranziti në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë dhe se 60% e tyre ishin fëmijë.

Ai i bëri thirrje Budapestit për t'i dhënë fund praktikës së ndalimit të fëmijëve që kërkojnë azil, duke shtuar se kjo nuk ishte në të mire të tyre.

Morales tha se zonat e tranzitit janë të rrethuar nga gardhe me tela me gjemba, madje tela të tillë ka edhe në çatitë e banesave.

"Lëvizjet e kërkuesve të azilit brenda zonave të tranzitit, qoftë kur vizitojnë sektorë të tjerë, qoftë kur takohen me avokatin e tyre ose vizitojnë njësinë mjekësore, shoqërohen nga roje të armatosura të sigurisë. Kjo vlen edhe për të vegjëlit nën tre vjeç. Një grua shtatzënë u shoqërua nga 17 roje për një kontroll të rregullt të shtatzënisë në spital", shkruan ai.

Morales tha se kushtet higjienike në zonat e tranzitit ishin "të kënaqshme", por gratë dhe fëmijët me sëmundje kronike dhe kancer nuk trajtohen prej muajsh.

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se një grua që kërkonte azil ishte operuar në spitalin lokal dhe mbajtur lidhur në krevat për pesë ditë pa ushqim të mjaftueshëm.

Hungaria iu përgjigj kritikave të Morales duke thënë se masat e sigurisë ishin të nevojshme për "mbrojtjen e popullit hungarez".

Tamas Menczer, Sekretari i Shtetit i Hungarisë për Informacion dhe Përfaqësim Ndërkombëtar, tha në një video në Facebook se "emigrimi është një rrezik sigurie në përgjithësi".

"Gjatë disa viteve të fundit, kemi pasur 30 sulme terroriste, më shumë se 300 njerëz janë vrarë dhe mbi 1,300 janë plagosur… Raportuesi Special i OKB-së na kritikon, sepse ne nuk u lejojmë emigrantëve të lëvizin lirshëm në Hungari, ai na gjykon për shkak të gardhit kufitar dhe zonave të tranzitit, por gardhi do të qëndrojë aty ku është, sepse mbron popullin hungarez", u shpreh ai.

Edhe OJQ-të dhe opozitarët i kanë denoncuar zonat e tranzitit, duke përfshirë edhe deputetin e pavarur hungarez Bernadett Szél.

Szel vizitoi zonat e tranzitit dy javë më parë dhe kërkoi që qeveria t'i japë fund "burgjeve" dhe privimit të ushqimit për emigrantët. Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar qeverinë hungareze që të sigurojë ushqim për ata që mbahen në zonat e tranzitit disa herë që nga viti 2018 pas apelimeve të OJQ-ve, përfshirë Komitetin Hungarez të Helsinkit. /Euronews, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy