Kriza, Rama- Bashës: Je në pikë të hallit,  200 mln euro për OSHEE garanci për të mbrojtur shqiptarët

Kriza, Rama- Bashës: Je në pikë të hallit,  200 mln euro për OSHEE garanci për të mbrojtur shqiptarët

Në nisje të fjalës së tij në seancë plenare, Kryeministri Rama ka thumbuar kryeopozitarin Basha duke i thënë se nga mënyra si flet i ngjan atij të foltores, duke iu referuar Sali Berishës. Rama ironizoi Bashën edhe në lidhje me mënyrën se si ai i tha deputetit Shalsi, duke i thënë se është në pikë të hallit.

Me keqardhje dëgjova atë logorenë në vend të mirëmnëgjensit pas ardhjes i fundit këtu z. Lulzim. Ta kam thënë edhe personalisht, mos e imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja dhe sa më shumë klith si personazhi i foltores aq më shumë dukesh si ai i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë që si prind i thua fëmijëve të tua se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjera dhe në sy të qindra mijëra të tjera është një burrë në pikë të hallit.

Më tej teksa i eshte kthyer situatës aktuale në vend, Rama ka mohuar akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për faktin se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë. Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.

Përsërit dhe përsërit si përsëritës, duke iu thënë shqiptarëve se kemi marrë 200 mln borxhe, ndërkohë që para një jave iu the se u rrit çmimi i energjisë. E the dhe sot; “ka dalë tellalli të lajmërojë një krizë që nuk ekziston”. Sot nuk përmende se çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri, se çmimet janë rritur kudo. Në Kosovë, Maqedoni, deri në Amerikë, çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë, që është globale, dhe jo lokale. E të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Është detyra ime t’ju flas hapur njerëzve dhe sidomos kur i gjithë vendi do përballet me një krizë të kësaj natyre. Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët hë për hë nuk u rrit.

Ça do të thotë kjo? Se nuk ka krizë?! Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do e shohim në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur, po problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës përballë kërkesës. Mund të paguash edhe më shumë, por s’mund ta gjesh. Ato 200 mln euro nuk janë borxh, por instrument garancie sovrane, për të mbrojtur shqiptarët dhe jo për të faturuar ata. Për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur mos të shkojë në xhepat e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy