Sot priten demonstrata/ QUINT-i dhe BE bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje në Kosovë

Sot priten demonstrata/ QUINT-i dhe BE bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje në Kosovë

Shtetet e QUINT-it dhe BE shprehen të shqetësuara për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Kosovë, si pasojë e protestave të paralajmëruara në disa qytete me shumicë serbe. QUINT-i dhe BE i bëjnë thirrje për përmbajtje Prishtinës dhe Beogradit.

Kujtojmë që protesta e sotme në Veri të Mitrovicës vjen si reagim ndaj vendimit për të mos lejuar mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. 

Shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian "shprehin shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të gjendjes apo për dhunë".

Ata deklarojnë se qytetarët kanë të drejtën e tubiit, por theksojnë se organet e drejtësisë së Kosovës duhet të sigurojnë që ato tubime të mos bëhen të dhunshme.

Qytetarët kanë të drejtë për tubim në mënyrë paqësore si dhe përgjegjësi për të siguruar që tubimet e tilla janë paqësore dhe nuk kthehen në të dhunshme. Ndër të drejtat tona të përbashkëta demokratike janë edhe e drejta për tubim në mënyrë paqësore dhe që zëri ynë të dëgjohet, të drejta këto që organet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësi për t'i mbrojtur. Organet e zbatimit të ligjit e kanë detyrim të ruajnë rendin publik dhe do të duhej ta bëjnë këtë pa shkelur parimet demokratike të lirisë së shprehjes dhe të tubimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy