Truri i njeriut mund të njohë deri në 5000 fytyra (VIDEO)

Truri i njeriut mund të njohë deri në 5000 fytyra (VIDEO)

Çdo ditë shohim dhe përballemi me një numër të pacaktuar njerëzish, kudo, në rrugë, në punë, në dyqane, në udhëtime, në televizor e te tjerë.  Por, sa fytyra mund t’i njohim në të vërtetë? Pas një studimi të kryer, gazeta Proceedings of the Royal Society B raporton se truri i njeriut mund të njohë deri në 5 mijë 000 fytyra ose më pak. 

Rezultatet vijnë pas një studimi të kryer te 25 studentë në dy universitete në Skoci. Atyre iu është kërkuar të shkruajnë një listë të njerëzve që ishin në gjendje të njohin në ditët e tyre të përditshme. Lista përfshinte familjarë, shokë, banorët e rrethit, komshinjtë dhe njerëz të zakonshëm.

Numri i njerëzve që ata mundën të njohin ishte mes 167 dhe 524, teksa mesatarja ishte 362. Por numri u rrit disa herë, kur hulumtuesit pyetën pjesëmarrësit të shkruajnë njerëzit që njohin në media, duke përfshirë politikanët, personalitete të famshëm, sportistët  dhe muzikantë. Pas mbledhjes së gjitha të dhënave, ata kanë gjetur se studentët kanë mundur të njohin mes 1 mijë dhe 10 mijë fytyra, me një mesatare prej 5 mijë. E rëndësishme është të theksohet mosha e studentëve që u përfshin në studim. Mosha mesatare ishte 25 vjeç.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy