Kurti kërkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë: Nuk janë sikur ato qendrore

Kurti kërkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë: Nuk janë sikur ato qendrore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani ka folur për mediat ku është shprehur se qëndrimi i VV-së është shtyrja e zgjedhjeve lokale.

Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore, duke u arsyetuar për kërkesën e VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar.

Ai po ashtu ka thënë se pritet një valë e re gjatë muajve që vijnë, teksa theksoi se do të pajtohet me cilëndo zgjidhje që ofrohet, por kërkon të dëgjohet edhe mendimi i ekspertëve shëndetësorë.

Jemi në vëzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qendrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy