
Një ministër izraelit ngriti sot mundësinë e hedhjes së një bombe atomike në Gaza. Por ai e tërhoqi deklaratën vetëm pak kohë pasi e bëri, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e pezulloi atë nga detyra.
Në një intervistë, ministri për traditën hebraike Amichai Eliahu tha se një bombë bërthamore në Gaza "do të ishte një nga mundësitë", edhe nëse jetët e 240 pengjeve izraelite do të ishin në rrezik sepse "luftërat kanë çmimin e tyre".
"Fjalët e Eliahut janë skandaloze dhe jashtë realitetit - u përgjigj Netanyahu. - Forcat tona veprojnë në bazë të ligjit ndërkombëtar, për të mos dëmtuar të pafajshmit".
Ministri më pas sqaroi se deklarata "ishte thjesht një metaforë".
Eliah është njëri prej zyrtarëve të lartë të partisë së ekstremit të djathtë "Fuqia Hebraike".
Udhëheqësi i saj, Itamar Ben Gvir, komentoi se "gjithsesi është e qartë për të gjithë - shtoi ai - se është e nevojshme të shkatërrohet Hamasi dhe të kthehen pengjet në shtëpi".



