Rrjedhja e tezave të provimeve të maturës/ Çejku: Ka ardhur koha për vendosjen e provimit me gojë (VIDEO)

Rrjedhja e tezave të provimeve të maturës/ Çejku: Ka ardhur koha për vendosjen e provimit me gojë (VIDEO)

Edhe këtë vit tezat e provimeve të maturës rrodhën në  rrjetet sociale. Duket sikur është bërë traditë.

Për ekspertin e arsimit Qemal Çejku, i ftuar në “MCN live”, ka ardhur koha qëe të vendosen rregulla të reja, duke ditur që përgjatë 16 viteve të maturës u pa që rrodhën mjaft probleme, që për pasojë sollën edhe rrjedhjen e tezave të provimit.

Dalja e këtyre tezave, sipas tij, nënkupton prishjen e garës së jetës.

E kam thënë që në krye të herës që duke parë këta të rinj që e tërë mosha pothuajse e din gjuhën e huaj, nuk do dali testi i gjuhës së huaj dhe nuk kishte nevojë për të dalë. Kam thënë që teza e gjuhës shqipe dhe matematika do të dali dhe dolën, pra 16 vite ka që është matura që ka nevojë të rregullohet shumë por me ekspertë dhe jo njerëz me një dalje populiste që nuk vlejnë.

Sepse ti prish garën e jetës, po mbyllet një cikël studimesh dhe po hapet një tjetër, edhe një gjimnazist mund të marri 8 në provimin e maturës dhe në momentin që to dali teza , ti qe ke mësuar tërë maturës, nuk shihet më kush është i 8, 9 apo i notës 10. Administrimi i maturës shtetërore është i vështirë, për të vetmen arsye që e gjithë shoqëria shqiptare është e prirur të futet në të gjitha anët. Matura nuk është vetëm në Tiranë e Durrës, nëse ti nuk vendos persona të përgjegjshëm atëherë puna e parë duhet të respektohet rregulli dhe të ndëshkohen se pse e kanë prishur A e një filleseje, të një studimi të ri.

Sipas Çejkut, ekspertët efikas të arsimit duhet të ulen dhe të vendosin rregulla të reja, që nënkuptojnë edhe vendosjen e provimit për gojë, si një transparencë për nxënien që ka marrë gjimnazisti në maturë,

U nis si një gjë e mirë, por gjatë viteve degradoi në këtë masë dhe tani duhet të ishin ulur të ndryshohen rregullat.

Nëse ti do të hapesh tezën do ta marrësh shabllon teorik dhe nëse ti do ti ballafaqohesh me një juri, e para nuk do të kemi një nxënës memec, që ti nuk e dëgjon fare se si flet, si artikulon, si zgjidhin problematika, para kanë ardhur disa element që duhet të themi qe nuk funksion , prandaj hajde të vendosim edhe provimin me gojë, përderisa çdo gjë ka degraduar, duhen vendosur rregulla të reja.

Është proces i vështirë, por duhet te jesh transparent, nuk po funksionon, hajde ulemi të zgjidhim problemin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy