Masat rreth koronavirusit/ Italia mbledh sot ministrat e Shëndetësisë së vendeve fqinje 

Masat rreth koronavirusit/ Italia mbledh sot ministrat e Shëndetësisë së vendeve fqinje 

Italia do të organizojë sot një takim të ministrave të Shëndetësisë të vendeve kufitare me gadishullin, për të përcaktuar linjat e përbashkëta të veprimit përballë epidemisë së koronavirusit, u bë e ditur në një deklaratë nga Mbrojtja Civile Italiane.

“Qeveria italiane ka propozuar një takim me ministrat e Shëndetësisë të vendeve kufitare. Qëllimi është të arrijmë të përcaktojmë linjat e përbashkëta të veprimit”, sipas njoftimit për shtyp i publikuar pas një takimi, në të cilin mori pjesë kryeministri Giuseppe Conte, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dhe kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, si dhe presidentët e rajoneve më të prekura.

Një shpërthim i papritur, që nga e premtja, e rasteve të infektimit me koronavirusin e ri, e ka bërë Italinë vendin më të prekur në Europë dhe të tretin në botë pas Koresë së Jugut dhe Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy