
Emri i ri, Maqedonia e Veriut, do të ketë kosto për qytetarët.
Ndryshimi i emrit e bën të detyrueshëm pajisjen eme dokumente të reja identifikimi dhe dokumente të tjera.
Sipas mediave maqedonase, qytetarët janë të detyruar që të paguajnë vetë koston e ndërrimit të dokumenteve, që krahas mjeteve të identifikimit përfshijnë patentat apo targat e reja të makinave, që do të kenë kodin MK.
Shpenzimet totale për këto shërbime të nevojshme do të kushtojnë 3600 denarë apo rreth 60 euro, shkruan portali Plusinfo.



