Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka mbledhur për herë të parë në seli drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me sekretarin e partisë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ky takim vjen pak ditë pasi drejtuesit politik kanë filluar punën në terren dhe për të raportuar mbi ecurinë e fushatës. PD më herët njoftoi edhe për emrat që kishte zgjedhur si drejtues në qarqe.
Në 11 qarqe janë vendosur vetëm nga një drejtues, me përjashtim të Tiranës ku ka disa.



