Forcat Operacionale në bashkëpunim me forcat Shqiponja, kanë blinduar rreth rrotullimin në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku çdo automjet luksoz apo me targa të huaja i nënshtrohet një kontrolli fizik dhe dokumentacioni.
Deri në këto momente nuk dihen rezultatet e këtij operacioni.
Nuk bëhet me dije nëse është një operacion i iniciuar nga DVP Elbasan apo nëse ka ndonjë sinjalizim se ndonjë person i botës së krimit mund te kalojë në ketë aks rrugor.



