
Deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total.
Njoftimi është dhënë nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirijan Celibashi, i cili ka raportuar edhe për dy incidente të raportuara në Fushë Krujë dhe në Dibër.
Lidhur me denoncimet e disa votuese se u ikën boja, Celibashi thotë së janë spekulime.
Celibashi poashtu urdhëroi që personat të cilët nuk kanë lidhje me procesin e votimit të largohen menjëherë në të kundërt do mbajnë përgjegjësi.
Kemi informacion për dy incidente, me një komisioner në Fushë Krujë dhe me operatorin në Dibër. Kemi denoncime me parregullsi të veprimeve të anëtarëve në qendrat e votimit. Kemi marrë denoncime për bojën.
Kemi pasur një shqetësim për procesin elektronik në Elbasan. Ka një raportim që fletat e votimit janë me shenjë. Probleme me fletat në Peqin dhe Fier. Ka 8 votues që e kanë shenjën, kam parë që i ikën shenja.
Ka më shumë spekulim, edhe nëse ka një rast qëndron. Procesi po shkon normalisht.
Procesi i identifikimit elektronik po shkon shumë mirë.
Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve.
Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarët të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi.



