Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit për kryeministër

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Deputeti i VV, Rexhep Selimi, bashkë me Arbërie Nagavcin, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së dekretit me të cilin presidenti Thaçi ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hotin, për kryeministër.

 “Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e Kushtetushmërisë të dekretit të presidnetit që e bëri publik para pak kohe”, ka thënë Selimi.

Sipas tij një dekret i tillë i presidentit është shkelje Kushtetutese.

“Me këtë dekret presidenti ka vazhduar ta shkelë Kushtetutën dhe si të tillë e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Selimi ka thënë se Thaçi me qëllim ka publikuar një dekret të tillë të enjtën, meqë nesër është festë dhe administrate e Kushtetueses nuk punon.

“Presidenti është kujdesur që qoftë Gjykatën Kushtetuese qoftë administratën ta zëjë të pushuar si pasojë e festës zyrtare dhe vikendit”, ka potencuar Selimi.

Nagavci ka treguar se gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy