Gjykata Kushtetuese në Kolumbi: Meta shkeli lirinë e shprehjes duke mbyllur llogarinë e aktores për filma për të rritur

Gjykata Kushtetuese në Kolumbi: Meta shkeli lirinë e shprehjes duke mbyllur llogarinë e aktores për filma për të rritur

Gjykata Kolumbiane ka vendosur se Meta i ka shkelur të drejtën e lirisë së shprehjes një aktoreje pornografie, kur i mbylli llogarinë e saj në Instagram.

Të premten, Gjykata Kushtetuese e Kolumbisë deklaroi se kompania kishte fshirë llogarinë e Esperanza Gómez “pa një justifikim të qartë dhe transparent” dhe pa zbatuar të njëjtin standard për llogari të tjera me përmbajtje të ngjashme.

Gómez, 45 vjeçe, me mbi pesë milionë ndjekës, është një nga aktoret më të njohura të filmave për të rritur në vend. Meta argumentoi se ajo kishte shkelur rregullat mbi lakuriqësinë, por kompania e cila zotëron edhe Facebook dhe WhatsApp nuk reagoi menjëherë ndaj vendimit të gjykatës.

Aktorja pretendoi se mbyllja e llogarisë i kishte dëmtuar aktivitetin profesional dhe se vendimi ishte ndikuar nga fakti që ajo punon në industrinë pornografike. Ajo shtoi se Meta nuk kishte respektuar procedurat ligjore të nevojshme.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se megjithëse rrjetet sociale kanë të drejtë të moderuar përmbajtjen, kjo nuk justifikon mbylljen e një llogarie “pa arsyetim të qartë dhe transparent”. Ajo vuri në dukje gjithashtu se Meta “i ka zbatuar në mënyrë të paqëndrueshme politikat mbi lakuriqësinë dhe shërbimet seksuale”, duke lejuar që llogari të tjera me përmbajtje të ngjashme të mbeten aktive.

Gjykata deklaroi se postimet në rrjete sociale mbrohen nga kushtetuta e Kolumbisë dhe mund të kufizohen vetëm në mënyrë të arsyeshme dhe proporcionale, kur është e domosdoshme. Ajo urdhëroi Metën të “rishikojë dhe përshtasë kushtet e përdorimit dhe politikat e privatësisë së Instagramit, në mënyrë që përdoruesit të kenë qartësi mbi mekanizmat e apelimit të vendimeve të moderimit” dhe të “përcaktojë më saktësisht” rregullat mbi përmbajtjen seksuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy