Konsumimi i alkoolit dhe cigareve elektronike tek moshat 11-15 vjeç është në nivele alarmante dhe kërkon veprime të menjëhershme nga autoritetet publike.
Kjo është ajo që thuhet në një raport të OBSH-së.
"Përdorimi i gjerë i substancave të dëmshme tek fëmijët në shumë vende të rajonit evropian, dhe më gjerë përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik ”, paralajmëron Hans Kluge.
Në veçanti, ai bën thirrje për rritjen e taksave, kufizimin e pikave të shitjes dhe reklamave.
57% e 15-vjeçarëve kanë pirë të paktën një herë alkool dhe gati katër në dhjetë e kanë konsumuar atë në 30 ditët e fundit.



