Bilardo në MCN TV/ Bregu: Shqiptarët e kanë në natyrën e tyre vrasjen, mund të të vrasin për 10 sekonda!

Bilardo në MCN TV/ Bregu: Shqiptarët e kanë në natyrën e tyre vrasjen, mund të të vrasin për 10 sekonda!

Gazetari Sokol Bregu tha në emisionin “Bilardo” në MCN TV se shqiptarët janë popull gjaknxehtë dhe mund të kryejnë një vrasje për 10 sekonda. Gazetari tha se shqiptarët e kanë në natyrën e tyre vrasjen dhe hakmarrja është simboli i tyre. “Ne jemi shqiptarë, jemi gjaknxehtë, ne mund të të vrasim për 10 sekonda! Por çdo njeri pavarësisht nga familja që ka jetuar, çfarë arsimimi ka, mund të kthehet në një Shqipëri të vrazhdë, mund të kthehet në një vrasës. Të gjithë këta personazhe në burgje janë ndryshe. Në burg edhe ai që i duket publikut më i forti jashtë, duhet të mbajë 10-15 të burgosur me para, me ushqime, me cigare, që të marrë mbrojtjen e tij. Në të kundërtën edhe ai që është nr.1 mund ta rrahin dhe vrasin. Ky është ligji i burgut. Një hajdut i rëndomte mund të të vrasë në burg. Në Shqipëri ka një pjesë të madhe që kanë dënime të rënda dhe që s’kanë para as për t’u ushqyer. Në statistikën e vrasjeve për raport me popullsinë, e pesta është Kosova, e gjashta jemi ne. I katërti është Mali i Zi ku prapë ka shqiptarë. Shqiptarët e kanë në natyrën e tyre vrasjen dhe është zgjidhja e tyre më e lehtë. Nuk e kanë idenë e mendimit, e një trajtimi të çështjes ndryshe, sepse në kokë kanë hakmarrjen. Hakmarrja është simboli i tyre”. I pyetur nga moderatori Dyrnjaja, a mund të ishe bërë një vrasës?, Bregu tha: “Absolutisht po, pse jo?! Bëhem nesër, provo ma ngacmo gocën dhe po nuk të vrava, po absolutisht po!”. Ndërkohë që Dyrnjaja i kujton ligjin dhe shtetin, Bregu shton: “Po unë nuk do fshihem. Më dominon instikti kur fëmijët janë të vegjël, kur ata rriten hyn në një proces tjetër”. Bregu tha se nuk do të kryente vrasje për motive banale, të tilla si gërvishtja e një makine, por nëse preket familja.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy