"Mjekët pa Kufij": 2016-a, viti më vdekjeprurës në Mesdhe

"Mjekët pa Kufij": 2016-a, viti më vdekjeprurës në Mesdhe

Viti 2016 është sipas organizatës "Mjekët pa Kufij" vitit me numrin më të madh të të vdekurve në Detin Mesdhe". Pas avarive të fundit të anijeve të refugjatëve numri i të vdekurve në Detin Mesdhe u rrit këtë vit në më shumë se 4,200 vetë, njoftoi organizata "Mjekët pa Kufij", duke cituar shifrat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin (IOM). Sipas të dhënave të UNICEF-it ndër viktimat ka pasur edhe fëmijë dhe gra shtatzëna.

Edhe anijet e "Mjekët pa Kufij" kanë nxjerrë në muajin tetor shpesh herë kufoma nga anijet e mbytura, tha Nicholas Papachrysostomou, udhëheqës i ekipit të anijes së shpëtimit "Dinjitet I". "Tetori ishte për ne muaji më i tmerrshëm i vitit." - theksoi ai.

Ndër viktimat dhe fëmijë

Vetëm tri anijet me ekipe të "Mjekëve pa Kufij" kanë shpëtuar "që nga janari rreth 18 000 vetë nga mbytja," njoftoi kjo organizatë. Udhëheqësi i ekipit Nicholas Papachrysostomou parashikon, se megjithë masat për shpëtimin mbytjet e njerëzve në Mesdhe do të vazhdojnë.

Papachrysostomou theksoi: "BE-ja dhe shtetet e saj anëtare nuk mund të bëjnë sehir më tej dhe të bëhen bashkëpunëtorë." BE-ja duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj refugjatëve dhe emigrantëve që mbërrijnë në kufijtë e saj. Evropa nuk duhet të përqëndrohet vetëm në "masat e parandalimit", por duhet "të krijojë më shumë rrugë ligjore dhe të sigurta shpëtimi dhe migrimi". / DW /

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy