Asambleja e PS-së dhe kërkesa Veliajt/ Meksi: S’ka skenar të jetë aty, do e kthente në arenën e luftës së tij personale

Asambleja e PS-së dhe kërkesa Veliajt/ Meksi: S’ka skenar të jetë aty, do e kthente në arenën e luftës së tij personale

Teksa Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 14 nëntor, në vëmendje të zhvillimeve politike është vënë edhe kërkesa e Erion Veliajt për të marrë pjesë në këtë takim.

 

Lidhur me skenarët e kësaj mbledhjeje, prapaskenat brenda selisë rozë dhe kërkesën e Veliajt, ka folur Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi në MCN Live.

 

Sipas tij, Asambleja pritet të fokusohet te reformimi i partisë dhe jo te ndryshimet në qeveri, ndërsa prania e Veliajt përjashtohet, pasi takimi do të devijonte në një përballje personale të luftës së tij me drejtësinë.

 

Nuk kam informacion se çfarë do të ndodhë në Asamblenë e radhës. Titujt e mediave i kam parë, por në gjykimin tim nuk do të ketë ndryshime ministrash, por reformim të partisë. Ai do të pyesë shumë, por do të zgjedhë vetë, prandaj edhe kandidatët e mundshëm që janë vërdallë dhe duhen të zgjidhen, të jenë të kujdesshëm. Pak veta në PS sot kanë treguar qetësinë e duhur për t'u përkthyer pastaj si vizion, të tjerët janë treguar mediokër. I gjithë ky sporti i bërë pis i emrave të kundërshtarëve nuk e favorizon PS-në. Veliaj ka çdo të drejtë të tij dhe po bën luftën e tij pa mbarim në këtë sens, duke treguar edhe kurajë, edhe pse po e bën pis në këtë rast Asamblenë. Por nuk ka asnjë skenar që ai të jetë aty, sepse do ta kthente Asamblenë në një luftë të tij personale me drejtësinë. Ai duhet të mbarojë përplasjen njëherë me drejtësinë. Si Klosi, ashtu edhe Balla, theksuan faktin që paraburgimi nuk është gjëja e duhur, sepse të dy kanë hallin e tyre në çështjen e paraburgimit. Nuk është se partia është e dobët, s’ka figura dhe i duhet patjetër zëri i Veliajt për t’i dhënë forcë fushatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy