61-vjeçari i raportuar si viktima e pestë nga CoVid 19 nuk ka vdekur.
Në njoftimin e dytë që hodhi poshtë të parin, Ministria e Shëndetësisë sqaron se "pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali Infektiv ka pësuar vdekje klinike dhe mjekët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë.
Pra 61-vjeçari nga Tirana nuk ka ndërruar jetë, por ndodhet në vdekje klinike, në gjendje të rëndë.
“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”, njofton ministria e Shëndetësisë.



