
Franca voton sot në zgjedhjet parlamentare, pasi Presidenti Macron shpërndau parlamentin më 9 qershor pas humbjes në zgjedhjet europiane.
Gazetari Dashamir Biçaku në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv tha se ka një rritje me 25% të numrit të votuesve krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022.
Sipas Biçakut, Bardela është favoriti për të fituar zgjedhjet.

Krahasuar me 2022 kur janë bërë zgjedhjet presidenciale, por dhe me zgjedhjet e 2017 dhe 2019 ka një rritje me rreth 25% deri në orën 12:00.
Thirrja e fundit që i ka bërë Macron popullsisë ka ndikuar tek zgjedhësit dhe që të dalin të votojnë, për faktin se exit poll-et nxirrnin si forcë të parë partinë e drejtuar nga Bardela. Këto zgjedhje do të ishin të rëndësishme për Francën për të përcaktuar qoftë politikën e saj të brendshme dhe atë të jashtme. Për shkak të kësaj situate Macron bëri thirrje.
I avantazhuar për të fituar zgjedhjet deri në këto momente ishte Bardela, i cili është pasuesi i partisë që kryesohej nga Le Pen. Partia e Macron ka pësuar goditje që pas zgjedhjeve presidenciale të 2022. Që ku u zgjodh ka pasur probleme në shumicën e tij parlamentare.



