Në studion e MCN Informacion, arkitekti Gjergji Caca komentoi përplasjet e fundit mes ish-kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, me kryeministrin Edi Rama. Caca tha se debati i hapur rishtas është thjesht një furtunë në gotë.
Spiropali ka qenë e përkëdhelur deri tani. Por ka edhe një version që tentoi të bëjë një plan lobimi kundër një grupi tjetër. Por i qëlloi një grup më i fortë. Zonja Spiropali ishte një zë pa zë në PS, që doli e para dhe sulmoi Ramën, ndërkohë që janë 83 deputetë që nuk i kthejnë dot fjalën.
PS ka disa histori dhe historia më e ndërtuar bukur ishte ajo e Blushit. Zonja Spiropali cilin drejtor ka shkarkuar kur ka qenë ministre? Politikani bën edhe vepra. Është një furtunë në gotë, që me shumë gjasa regjisori është aq i zgjuar sa ka bërë nja 3 a 5 në PS. Kryeministri kur ngre flamurin për fitore të ngrejë edhe atë për humbje.



