Doktor Ilir Alimehmeti pohon se si shoqëri jemi duke kaluar një fazë depresioni dhe këtë e përkufizon me tre ndjenja që një komunitet ka kryesore dhe që të çojnë para apo mbas: shpresa, frika dhe poshtërimi.
Në emisionin “Bilardo” në MCN Tv ai tha se për çdo komunitet kudo të shkohet në varësi se cila mbizotëron prej tyre, do të shihet nëse një shoqëri po ecën përpara apo mbas.
Sipas tij, nëse mbizotëron shpresa, shoqëria ecën përpara, nëse mbizotëron frika apo poshtërimi shoqëria ecën mbas.
Ai kujton vitet ‘90-të duke folur për shumë varfëri dhe se shumë nga komoditetet që kemi sot, nuk i kishim, por se kishte një shpresë të madhe dhe se sot që flasim, jemi në gjendje mesatare.
Si mesatare jemi më mirë, pavarësisht ku është përqendruar pasuria. Por sidomos rinisë i ka humbur shpresa, në momentin që shoqërisë i humb shpresa apo kur ndjehesh i frikësuar, po të marrësh renditjen për krimin, drogën, abortin selektiv, nuk jemi mirë, jemi gjithkund keq.
Ka frikë dhe poshtërim, se nuk na dëgjohet zëri. Nëse shkoni në zonat më të varfra të Indisë, në Mumbai ka një varfëri të skajshme, gjen njerëz të lumtur, por kanë energji se kanë shpresë, kanë ardhur nga zonat rurale, gjejnë një situatë që mendojnë se do u japë mundësi.
Ata emigrantët tanë që për hall kanë shkuar për probleme ekonomike, jo për qejf. Kur shkojnë atje pse ndihen me një marsh më shumë? Se shohin disa mundësi.
Një komunitet nuk duhet parë nga pikëpamja e pasurisë materiale, këtu e kemi gjetur këtu do ta lëmë. Diskutimi është do e mendojmë si komunitet apo do ua lëmë 4-5 personave në dorë gjithë fatin tonë.
Nëse shpresa rivendoset, se është një proces, jo se zgjohemi një mëngjes ne. Dita kur ne mbjellim farën nuk është dita kur ne mbledhim frutin, ka nevojë për kujdes, të marrësh mendje se si rritet ky frut.
Ne e kemi vrarë shpresën. Po të shihni botën si të tillë, kjo zona shkretinore që ka qenë super gjallëruese, por a e pasurojmë dot ne terrenin dhe do mbijë vetë shpresa.
Nuk ka nevojë të bësh asgjë. Boll ti tregosh shenjat. Një e dhënë dëshpëruese është se shtator-tetor 2022 ne na ikën 10 mijë të rinj për studime në vit të parë jashtë Shqipërisë, 18-vjeçarë.
Pse një 18-vjeçar largohet, pse një prind, një nënë një babë do të ikë, është se fëmijës i është vrarë shpresa. Nuk janë emigrantë ekonomik ata.
Njerëzit që na rrethojnë, nëse një person është i ndershëm, punon ndershëm, shpesh dëgjojmë të thonë s’qe i zoti për vete. Nëse një person është i korruptuar është i Zoti.
Ky është poshtërimi i personave të ndershëm. Nuk është frikë, është poshtërim. Ky person po punon ndershëm, po ecën ndershëm dhe nuk ecën dot aty ku arrin ky tjetri.
Bëhet me mekanizma situata, mos prisni rezultatet e sakta, nëse mekanizmat për të arritur te rezultatet janë false.
Mekanizmi është i thjeshtë, është përfaqësimi. Jam i bindur se mbi 90% e shqiptarëve janë të ndershëm. Na e ka thënë ai 10% tjetër, se ata që kanë akses.
Nëse ne do kishim një mekanizëm të thjeshtë përfaqësimi me lista të hapura, ku njerëzit do shkonin dhe do mbështesnin atë që duan dhe i përfaqëson do e kishim shumë të qartë sa jemi është 90% me 10%, 80 me 20 apo sa jemi.
Pse janë të neveritur nga politika? Se shkojnë atje dhe zgjedhin, por jo ata që duan vetë, por ata që të tjerë kanë zgjedhur.
Emrat në listë nuk i jep dot mundësinë qytetarit të shprehet me listë të hapur siç do ai të shprehet.
Ky proces që në origjinë nuk do të jetë atje ku duhet, ndaj qytetarët janë shumë të aftë të kuptojnë nëse po zgjedhin në të vërtetë apo ne po marrim pjesë tek një proces, për të cilin dihet fillimi, ecuria dhe fundi.
Këtu kanë vënë ca ligje që nëse është kriminel duhet të jetë në burg. Fakti që janë të parët e listës hyjnë të sigurtë.
Po të krijojmë mundësinë njerëzve të zgjedhim mes një personi X me kreditë të njohura, të respektueshme, do shkonin te figura e respektueshme.
Vërtetë njerëzit e duan këtë se kam përshtypjen se ndryshe thonë ndryshe veprojnë se nuk e shpjegoj ndryshe se në 30 vjet riciklojmë të njëjtët njerëz.



