“Metamorfoza”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për 7 të pandehurit 

“Metamorfoza”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për 7 të pandehurit 

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Metamorfoza” me 7 persona të akuzuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale.

Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita kaluan për gjykim në seancën e kësaj të premte. 

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët.  Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do shqyrtohet në seancën e radhës.  Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim në date 19 nëntor në orën 10.00.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy