Vatikan/ Papa Françesku do të vizitojë Irakun në fillim të marsit 2021

Vatikan/ Papa Françesku do të vizitojë Irakun në fillim të marsit 2021

Papa Françesku do të udhëtojë në Irak në Mars 2021.

Ky ka qënë njoftimi zyrtar që është komunikuar ditën e sotme nga zyra e shtypit në Vatikan.

Kjo vizitë në vendin e shkatërruar nga lufta është udhëtimi i tij i parë jashtë Italisë që kur filloi pandemia e koronavirusit.

Papa Françeku është i vendosur të vizitojë Bagdadin, i lidhur ngushtë me historinë e Abrahamit, qytetit të Erbilit, si dhe Mosul dhe Qaraqosh në fushën e Nineveh.

Vizita e Papës në këto vende do të zhvillohet në datat 5-8m mars të vitit 2021.

"Programi i udhëtimit do të bëhet i njohur në kohën e duhur dhe do të marrë në konsideratë evolucionin e urgjencës shëndetësore në të gjithë botën", thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë që ministria e Jashtme e Irakut tha se vizita e Papës përfaqëson një ngjarje historike dhe mbështetje për të gjithë Irakianët e të gjithë sektorëve.

"Ai gjithashtu përfaqëson një mesazh paqeje për Irakun dhe rajonin si një i tërë, afirmon unitetin e pozitës humanitare në përballjen me ekstremizmin dhe konfliktet dhe promovon diversitetin dhe tolerancën. Dhe bashkëjetesën", tha ministria në një deklaratë.

Rreth 1% e popullsisë së Irakut është e krishterë.

Vendi ka parë një eksod të të krishterëve në dekadat e fundit, ndërsa Iraku ishte përfshirë nga ciklet e dhunës, duke përfshirë ngritjen e ISIS.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy