
Franca do të nisë vaksinimin me Johnson & Johnson javën e ardhshme, sipas një deklarate nga zëdhënësi i qeverisë.
Agjencia Europiane e Barnave tha se ekzistonte një lidhje e mundshme midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por rastet duhet të renditen si “efekte anësore shumë të rralla” të vaksinës.
Sidoqoftë, EMA theksoi se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet. Rregullatori ekzaminoi tetë raste serioze të mpiksjes së gjakut, duke përfshirë një viktimë, nga më shumë se 7 milion njerëz që kanë marrë vaksinën.
Rivlerësimi i të dhënave erdhi pasi Johnson & Johnson ndaloi shpërndarjen e vaksinës me një dozë të vetme javën e kaluar në Europë, një ditë pasi filloi shpërndarja e vaksinave, duke këshilluar qeveritë të ruanin dozat e tyre derisa rregullatori europian të publikonte udhëzimet e sakta për efektivitetin e saj.
Që nga 13 prilli 2021, mbi 7 milion njerëz kanë marrë vaksinën e Janssen në Shtetet e Bashkuara.
"Të gjitha rastet kanë ndodhur në njerëz nën moshën 60 vjeç dhe brenda tre javësh nga vaksinimi" dhe "shumica e të prekurve janë gra". Prandaj del se "në bazë të provave të disponueshme aktualisht, faktorët specifik të rrezikut nuk janë konfirmuar".
Rastet e ekzaminuara ishin shumë të ngjashme me ato që rezultojnë nga vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca. "Vlerësimi shkencor i Ema është baza e përdorimit të sigurt dhe efektiv të vaksinave Covid-19 - shkruan EMA - Përdorimi i vaksinës gjatë fushatave të vaksinimit në nivel kombëtar do të marrë parasysh situatën pandemike dhe disponueshmërinë e vaksinave në Shtetet Anëtare individuale”.



