
Pas shumë dyshimeve të lindura rreth variantit të ri të koronavirusit “Delta” , të dielën Ministria e Shëndetësisë konfirmoi zyrtarisht praninë e tij në vend. Për të folur rreth rrezikshmërisë së këtij varianti, në studion e lajmeve në MCN TV ishte i ftuar epidemiologu Ilir Alimehmeti.
Gjatë fjalës së tij Alimehmeti u shpreh se pavarësisht prezencës së Deltës në Shqipëri nuk ka vend për panik, pasi duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar virusin dhe një pjesë tjetër janë vaksinuar na gjen në kushte të mira.
Më tej ai deklaroi se duke parë edhe situatën në spitale vëmë re se personat e shtruar i përkasin moshave të mëdha, dhe veçanërisht personat të cilët nuk e kanë kaluar në asnjë formë Covid dhe nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinave.
Në terrenin që kemi, ku një përqindje e lartë e kanë kaluar virusin dhe shumë që janë vaksinuar na gjen në kushte më të mira se vjeshtën e kaluar. Në këtë aspekt kemi një raport të qartë, por duhet theksuar se personat që e kanë kaluar kanë të njëjtin risk riinfektimi si variantet e tjera. Nuk është një virus që i shpëton vaksinave, por e rëndësishme është që të evitohen format e rënda. Dhe siç u shpreh Komiteti Teknik i Ekspertëve në spital vazhdojnë të jenë personat e moshuar, ata që se kanë kaluar më parë ose nuk janë vaksinuar. Në këtë aspekt nuk rrezikohemi për një tejmbushje të spitaleve. Është jashtë horizontit. U konfirmua vetëm tani por ka qenë i pranishëm që më parë. Anglia e ka pasur e para Deltën dhe ajo që shohim në spital nuk kemi tejmbushje, raste shtimi infektimesh, por vdekjet dhe shtrimet në spital mbeten të rrafshëta. Ajo është me vdekshmërinë më të ulët dhe kjo është në varësi të vaksinës dhe imunitetit natyror. Dhe qartësisht ata po shkojnë drejt një gripi dhe si të tillë do vazhdojmë ta trajtojmë.
I pyetur nëse janë të mbrojtur qytetarët e vaksinuar, dhe kush janë më të rrezikuarit, Mehmeti u shpreh se të gjithë personat që kanë krijuar imunitetin natyror apo përmes vaksinimeve janë të mbrojtur pasi në çdo moment janë disa mekanizma të cilët riaktivizojnë antitrupat gjatë kontaktit me virusin.
Një person që e ka kaluar më parë është më i përgatitur nëse bie në kontakt me virusin apo variantet e tij. Ne i kemi kufizuar me antitrupat, pra ndodhen disa mekanizma të tjerë që ato antitrupa janë të pranishëm dhe riaktivizohen, kjo tregon qartësisht që ata kanë një mbrojtje për aq kohë sa ai është një variant i virusit të vjetër. E kalojnë më lehtë. Sot që është vaksina, prandaj ata që se kanë kaluar duhet ti drejtohen qendrave të vaksinimit.



