Vetingu, Kuvendi mblidhet sërish sot pasdite

Vetingu, Kuvendi mblidhet sërish sot pasdite

Parlamenti mblidhet sërish pasditen e sotme në seancë të jashtëzakonshme për të votuar kandidatët për dy komisionet e reja ad-hoc, që përzgjedhin anëtarët e organeve të vetingut.

Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita.

Pritet që maxhoranca të votojë 9 anëtarët e saj, pasi opozita nuk do të jetë e pranishme.

PS dhe LSI ende nuk kanë dorëzuar propozime e tyre, ndërsa mësohet se PDIU ka propozuar Mesila Dodën dhe Tahir Muhedinin.

Ndërkohë nesër Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy