Zhilla: Shqipëria, një nga vendet me investimet më të ulëta për sigurinë (VIDEO)

Zhilla: Shqipëria, një nga vendet me investimet më të ulëta për sigurinë (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla, komenton konfliktin Rusi-Ukrainë dhe se sa i rrezikuar është rajoni dhe veçanërisht Kosova e Shqipëria nga kjo situatë e tensionuar.

Duke folur për MCN TV, ai tha se konflikti mbart goxha pasiguri për rajonin, por shton se jemi ende në fazat e fillimit.

“Ushtria ruse ka pësuar humbje, janë duke u zhvilluar negociatat, shpresojmë në rezultat. Në të kundërt mund të ketë impakt negativ në tregjet kriminale, të cilat mund të rihapen në tregun perëndimor. Një sërë vendesh në Ballkanin perëndimor, kanë rritur shpenzimet që nga viti 2016. Ka një sërë hipotezash që vijnë nga një lloj informacioni se këto shtete. Bullgaria për shembull ka ndikim rus, në Serbi dhe Greqi, paçka se Greqia mund të merret si rast tjetër se ka konflikt me Turqinë. Armët Serbia, mund ti ketë blerë nga Rusia, por kjo është një lloj ndërhyrje e njohur”, u shpreh Zhilla.

I pyetur se Shqipëria bleu disa dronë për sigurinë dhe një investim 50 milionë euro për bazën e Kuçovës, ai tha se Shqipëria deri diku konsiderohet me investime të nivelit të ulët, pasi ka ndjekur teorinë e një anëtari të NATO-s.

“Vetëm baza e Kuçovës është investim i mirëfilltë, mendohet se janë blerë dy dronë nga Turqia, që kanë rezultuar shumë të suksesshëm në Ukrainë. Mendohet se do ngrihet një qendër për mbrojtjen kiberenetike po nga NATO, por Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me investimet më të ulëta për sigurinë”, tha Zhilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy