Zgjerimi mbetet pezull, nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së

Zgjerimi mbetet pezull, nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së brenda këtij muaji. Zgjerimi nuk është parashikuar si temë në mbledhjet që do të zhvillohen të enjten dhe të premten në Bruksel, ndërsa edhe në takimin e së martës të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme është kategorizuar në “çështje të tjera”.

Siç bën të ditur REL, e cila i referohet një diplomati të lartë të BE-së, arsyeja për këtë mospërfshirje është axhenda e ngjeshur dhe mungesa e progresit në miratimin e kornizave negociuese, për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Si pasojë e bllokadës së vendimit për Maqedoninë e Veriut, që Bullgaria e ka bërë për shkak të çështjeve bilaterale historike, që nuk kanë vend në procesin e zgjerimit, nuk kemi mundur të vendosim as për Shqipërinë, sepse disa shtete kanë insistuar se, nëse nuk ka vendim për Maqedoninë e Veriut, nuk mund të vendosim as për Shqipërinë”, citohet diplomati i lartë evropian.

I njëjti burim thotë se nuk pritet ndonjë kthesë pozitive në momentin e fundit, pra para përfundimit të presidencës gjermane më 31 dhjetor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy