Kryeministri britanik i prerë me shqiptarët: Mjaft është mjaft! Nuk do qëndrojnë, nëse hyjnë ilegalisht

Kryeministri britanik i prerë me shqiptarët: Mjaft është mjaft! Nuk do qëndrojnë, nëse hyjnë ilegalisht

Numri i shqiptarëve që mbërrijnë në Angli përmes kanalit La Manshe është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit ku shifrat e qeverisë britanike tregojnë se ata përbëjnë numrin më të madh të personave që vijnë në këtë rrugë.

Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi të martën se Britania e Madhe ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Shqipërinë për të goditur numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka të vogla dhe gomone, si pjesë e masave për të përshpejtuar përpunimin e azilkërkuesve.

Sunak tha se në fillim të vitit të ardhshëm qeveria do të prezantojë legjislacionin i cili do të ndalojë emigrantët që kalojnë La Manshe të qëndrojnë në Britani.

Nëse hyni ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të lejoheni të qëndroni këtu. Ju do të ndaloheni dhe do të ktheheni me shpejtësi ose në vendin tuaj të origjinës ose në një vend të sigurt ku do të shqyrtohet kërkesa juaj për azil.

Çështja e emigrantëve që mbërrijnë me gomone apo varka të vogla është bërë një çështje kryesore politike për qeverinë konservatore, veçanërisht në zonat e klasës punëtore në Anglinë veriore dhe qendrore, ku emigrantët fajësohen se e bëjnë më të vështirë gjetjen e punës dhe shtrirjen e shërbimeve publike.

Njerëzit kanë të drejtë të zemërohen sepse shohin atë që unë shoh, që kjo nuk është e drejtë. Nuk është mizore apo e pahijshme të dëshirosh të thyesh bandat kriminale që tregtojnë mjerimin njerëzor... mjaft është e mjaft.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy