Pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë lidhet me një jetë më të gjatë dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, sipas një studimi të ri australian.
Përfitimi vlen për të gjitha llojet e kafesë, me dhe pa kafeinë.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Peter Kistler i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Melburnit dhe Institutit të Kërkimeve të Zemrës dhe Diabetit Baker, të cilët bënë publikimin e studimit në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, analizuan të dhënat e pothuajse 450 mijë personave me moshë mesatare 58 vjeç.
Pjesëmarrësit, të cilët u ndoqën për rreth 12 vjet, gjatë të cilave vdiqën 27.809 (6.2%), ndërsa 43.173 (9.6%) u diagnostikuan me sëmundje kardiovaskulare dhe 30.100 (6.7%) me aritmi, dhanë informacion të detajuar nëse pinin kafe, çfarë lloji, dhe sa shpesh.
Shumica zakonisht e pinin bluar (44%), ndërsa 18% pinin normale dhe 15% pa kafeinë dhe 22% nuk pinin fare kafe.
Studimi zbuloi se ata që pinin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë rrezikonin më pak nga vdekja e parakohshme nga çdo shkak, krahasuar me ata që nuk pinin fare kafe: 27%, 14% dhe 11% më pak gjasa për vdekje për ata që pinin kafe të bluar, pa kafeinë.
Për sa i përket gjasave për sëmundje kardiovaskulare, të gjitha llojet e kafesë çuan në një ulje të rrezikut, përsëri me rrezikun më të ulët për ata që pinin dy deri në tre kafe në ditë.
Reduktimi i gjasave për sëmundje kardiovaskulare ishte 20% për kafenë e bluar, 9% për kafenë normale dhe 6% për ata që e pinin pa kafeinë.
Së fundi, për sa i përket diagnozës së aritmisë së zemrës, kafeja me kafeinë, u shoqërua me një rrezik të reduktuar.
Kafeina është përbërësi më i njohur i kafesë, por gjithashtu përmban më shumë se 100 substanca biologjikisht aktive. Gjetjet tona sugjerojnë që pirja e sasive të moderuara të kafesë të të gjitha llojeve nuk duhet të dekurajohet, por mund të shijohet si një veprim i shëndetshëm për zemrën.



