Prezantohej si zyrtar i lartë me qëllim përfitimin e 200 mijë eurove/ Në pranga 42-vjeçari që tentoi të mashtrojë biznesmenin

Prezantohej si zyrtar i lartë me qëllim përfitimin e 200 mijë eurove/ Në pranga 42-vjeçari që tentoi të mashtrojë biznesmenin

Një 42-vjeçar me inicialet A.B., me banim në Kamëz, u arrestua pasi duke u prezantuar si zyrtar i lartë ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar shumën 200 000 euro. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz. “Blutë” i kanë sekuestruar autorit një automjet dhe një celular, në cilësinë e provës materiale. 

NJOFTIMI

DVP Tiranë/Tentoi të përfitonte 200 000 euro, nga një shtetas (biznesmen), nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtar i lartë, vihet në pranga 42-vjeçari. Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay 2”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sekuestrohet 1 automjet dhe 1 celular. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay 2”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi i cili ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar një shumë të madhe parash. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular. 
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy